Turqia ka konfirmuar se është e gatshme t’i ofrojë mbështetje maksimale Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme turke.
Njoftimi vjen pas konsultimeve të mbajtura në Stamboll nga zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Vershinin dhe homologu i tij turk Sedat Onal, raportoi TASS.
“Ne këmbëngulëm që lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe theksuam se vazhdimi i negociatave është i nevojshëm për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne konfirmuam se jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen maksimale të mundshme për të gjitha palët”, tha Ministria e Jashtme turke./FolDrejt/