Nuk ka vonuar kundërpërgjigja turke, pasi pesë ushtarë të saj u vranë mëngjesin e sotëm nga një predhë e ushtarëve të regjimit sirian në aeroportin juglindor të Idlibit.
Sipas ministrisë së mbrojtjes turke, nga kundërpërgjigja e saj janë neutralizuar 101 ushtarë të Assadit. Nga sulmi turk janë shkatërruar tre tanke, dy obusë dhe një helikopter.
Turqia kërkon të ruhet Status Quo-ja në Idlib, për t’u ruajtur nga një valë e re refugjatësh./Foldrejt.com