Sëpaku 174 kurdë komunistë janë neutralizuar gjatë operacioneve turke në veri të Sirisë, kurse në anën tjetër janë vrarë gjashtë civilë turk si pasojë e sulmeve me raketa nga YPD-ja në fshatrat juglindore të Turqisë Sanliurfa dhe Mardin, shkruan Sabah, përcjell foldrejt.com.
Nga ministria e brendshme turke bëhet poashtu me dije se deri tani ushtrua turke ka shtrirë sundimin në 11 fshatra në rajonet e Tal Abyad dhe Ras al-Ayn, të ndodhura në lindje të Eufratit.
Përndryshe, Turqia prej kohësh YPD-në kurde e paraqet si terroriste dhe degë të PKK-së, kurse perëndimi e paraqet PKK-në si terroriste, por jo edhe YPD-në./Foldrejt.com