Pas neutralizimit të 101 ushtarëve të regjimit sirian, Turqia ka bërë më dije se sot ka neutralizuar edhe 51 objektiva të Assadit, mes tjerash edhe dy tanke, një stacion ushtarak dhe një deponi municioni.
Sot poashtu është incizuar edhe shkatërrimi i një helikopteri sirian, por Turqia nuk ka marrë përsipër sulmin. Në helikopter u vranë dy pilotët.
Nga intensifikimi i sulmeve në Idlib 520 mijë sirianë janë larguar nga Idlibi drejt kufirit me Turqinë. Deri tani në përkrahje të Turqisë kanë ardhur NATO, SHBA dhe Gjermania.