Vizita katërditore e kryeministrit malejzian Mahathir Mohamad në Turqi ka ngjallur një hije shprese te muslimanët e mbarë botës se Turqia, Malejzia dhe Pakistani kanë mundësinë të zhvillojnë përpara botën islame, shkruajnë mediat turke përcjell foldrejt.com.
“Bota islame ka nevojë për rilindje,” tha Huseyn Bagci, ekspert i Lindjes së Mesme në Universitetin e Ankarasë. Vizita e Mahathir në Turqi “nxori në pah se këto shtete mund të konkurrojnë me botën në shkencë, teknologji dhe mbrotje.”
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shtoi se solidariteti mes Turqisë, Malejzisë dhe Pakistanit “është e nevojshme për bashkimin e botës islame.”
Më tutje liderët e Turqisë dhe Malejzisë shtuan se qeveritë vijnë dhe shkojnë, ajo që duhet të mbetet është krijimi i një umeti të përbashkët – ose sëpaku bashkimi i këtyre tre shteteve në formën e Britanisë së Madhe./Foldrejt.com