Një skuadër e shkencëtarëve turq ndodhen tani në kontinentin e akullt Antarktikë ku do krijojë një bazë të përkohshme shkencore, shkruan ministria e teknologjisë dhe industrisë turke, informon foldrejt.com.
Kjo është ekspedita e tretë turke në Antarktikë. E gjithë kjo ka të bëjë me iniciativën e Turqisë për të arritur statusin e “shtetit konsultativ” në Antarktikë.
Antarktika është kontinenti më i ftohtë i botës dhe prej 1959 vlen si zonë kërkimore. Momentalisht Turqia ka statusin e shtetit vëzhgues./Foldrejt.com