Presidenti i Azerbajxhanit Alijev ka kërkuar ndihmë nga Turqia, të cilën e konsiderojnë veten si pjesë të një kombi, informon foldrejt.com.
-Turqi ka një pozicion të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare. Duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në Karabak. Falë dronëve (SIHA) të nivelit të lartë të Turqisë janë pakësuar humbjet e jetëve. Këto dronë tregojnë potencialin e Turqisë, kjo na forcon, tha presidenti azerbejxhanas, i cili shprehet i irrituar me sulmet armene ndaj civilëve.
-Armenia, duke sulmuar territoret e Azerbajxhanit po përpiqet të tërheqë në luftë Rusinë, shtoi më tej ai.
Pak më herët, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, akuzoi rëndë shtetin fqinj Armeninë, sipas të cilit “në mënyrë të drejtpërdrejtë shënjestron civilët (në Azerbajxhan), që në thelb është krim lufte.”
Turqia ka bërë me dije se është i gatshëm kurdoherë, që të ndërhyjë në konflikt për t’i ardhur në ndihmë Azerbejxhanit./Foldrejt.com