Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu thotë se ai pret një “pamje të qartë” të luftës në Ukrainë deri në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Tani, Ukraina po përparon në terren, duke rimarrë disa nga territoret e saj të okupuara. Por Rusia në këmbim po synon qëllimisht infrastrukturën civile. Kështu që jeta po bëhet e vështirë për ukrainasit, veçanërisht, dhe për të gjithë ne”, tha Cavusoglu në një forum në Romë.
“Mendoj se para pranverës do të kemi një pasqyrë të qartë për armëpushimin, armëpushimin apo tryezën e bisedimeve. Por ne nuk do të dorëzohemi. Si Turqi ne do të vazhdojmë përpjekjet tona”, tha Cavusoglu.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u bë më e ndërlikuar me luftimet në terren duke u rënduar, tha Çavusoglu, duke shtuar se disa vende perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të marrë dy palët në tryezën e negociatave./FolDrejt/