Aeroplani i parë ushtarak turk është promovuar të hënën në Paris Air Show – një ndër panairet më të mëdha botërore të aviacionit, informon Daily Sabah, përcjell foldrejt.com.
Aeroplani TAI TF-X është krijuar tërësisht nga inxhinierët turq që do zëvendësojë aeroplanin e njohur F-16. Menaxheri gjeneral turk Temel Kotil rreth aeroplanit luftarak theksoi se do jetë ndër më të mirat në Europë. Ndryshe njihet si teknologjia e gjeneratës së pestë të luftarakeve, që Turqia e zbaton pas SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Viteve të fundit Turqia ka rritur prodhimin vendas të industrisë ushtarake duke u kthyer në një vend eksportues./Foldrejt.com