Forcat turke të sigurisë sekuestruan një miliard dollarë të falsifikuara në Stamboll dhe arrestuan gjashtë persona të përfshirë në atë operacion, njoftoi sot zyra e guvernatorit.
Një shtetas ganez dhe tre shtetas suedez ishin në mesin e të arrestuarve, raporton Reuters.
Forcat turke raportohet se i ndoqën të dyshuarit në një magazinë në lagjen Kagitane të Stambollit, ku ata sekuestruan kartëmonedha të rreme 100 dollarëshe, transmeton Fol Drejt.