Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të mbajë shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Janë shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, tha Erdogan në një postim në Twitter. /FolDrejt/