Në brigjet e zonës Ayvalık në qytetin Balıkesir të Turqisë, u shpëtuan dhe u nxorën në breg 9 emigrantë të parregullt të shtyrë prapa nga elementët e Greqisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke, morën informacionin se në brigjet e zonës Ayvalık ndodheshin gomonet që transportonin emigrantët.
Pas kësaj ekipet mbërritën në zonë dhe shpëtuan 9 emigrantë të parregullt të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat turke nga elementët e Greqisë.
Emigrantëve që mbërritën në Komandën e Rojës Bregdetare për Egjeun e Veriut në ishullin Xhunda në Ayvalık iu dha ndihma humanitare si ushqim, pije, ilaçe dhe produkte mjekësore.
Emigrantët e shpëtuar më parë u dërguan në Drejtorinë e Administrimit të Migracionit të qytetit Balıkesir.