Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i tha sot kolegut të tij amerikan Lloyd Austin se anëtarësimi i Finlandës në NATO tregoi mbështetjen e Ankarasë për zgjerimin dhe ai shpreson që Suedia të përmbushë detyrimet e saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, gjatë bisedës dy ministrat diskutuan edhe rëndësinë e përfundimit të shpejtë të kërkesës së Turqisë për blerjen dhe modernizimin e avionëve luftarakë F-16, raporton Reuters.
Siç shkruante më parë “Wall Street Journal”, Turqia duhet të blejë 40 avionë të rinj F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë, si dhe komplete riparimi për 79 avionë të tillë ekzistues në flotën turke, transmeton Fol Drejt.