Sot 57 milion votues në Turqi do dalin për të përzgjedhur uhdëheqësit e tyre komunalë për pesë vitet e ardhshme. Votimet do zgjasin deri 19.30, kurse në këto zgjedhje garojnë 12 parti politike.
Betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Sipas anketave të fundit, AKP e Erdoganit gëzon mbështetje më të madhe, megjithatë rrezikon të fitojë bindshëm Ankaranë dhe Stambollin – që i udhëheq prej shumë vitesh.
Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.