Pak ditë pasi anijet turke kishin sprapsur anijet naftëkërkuese izraelite në Mesdhe, Turqia ka dërguar edhe dronët e parë Bajraktar TB2 në Qipron Veriore, informon foldrejt.com. Qiproja Veriore është një republikë e njohur vetëm nga Turqia, andaj ka mjaft konteste ndërkombëtare se kujt i takon lindja e detit Mesdhe.
Përkundër kundërshtimeve të mëdha nga Egjipti, Izraeli dhe Greqia, tashmë anijet turke kërkojnë naftë në lindje të Qipros, duke e shpallur si zonë të saj ekskluzive ekonomike. Për ironi të fatit, katër anijet turke që patrullojnë momentalisht në këtë zonë, mbajnë emrat e dy sulltanëve Fetih (Pushtuesi) dhe Javuz (i ashpër) si dhe të dy marinarëve më të famshëm osmanë Oruç Dede dhe Hajredina Barbarosa Pasha, që të dy me origjinë shqiptare.
Përndryshe Qiproja është e banuar historikisht me grekë dhe turq./Foldrejt.com