Aeroplanët turq F-16 janë ngritur nga bazat e tyre ajrore dhe kanë filluar sulmin e shumfishtë mbi Sirinë, informon foldrejt.com, duke u bazuar në disa media turke si Sabah dhe Hyrriet.
Sulmi i aeroplanëve ka filluar të premten herët dhe si objektiva kanë ushtarët të regjimit sirian dhe bazat e tyre. Sulmet janë dëgjuar në Hama, Nubli, Zahraa por edhe në bastionin e ushtarëve rus në Latakia.
Kjo kundërpërgjigje vjen vetëm pak orë pas sulmit ajror të regjimit të Assadit që vrau sëpaku 29 ushtarë turq.
Vlen të theksohet se Latakia është ndër rajonet e vetme me shumicë alevite në Siri, ashtu si diktatori Bashar al Assadi./Foldrejt.com