Turqia ka testuar me sukses raketën e parë vendase hipersonike ajër-tokë nga mjeti ajror pa pilot Bayraktar Akinci, njoftoi kompania Baykar që prodhon dronë luftarakë.
“Raketa e parë hipersonike turke TRG-230-IHA, e prodhuar nga Roketsan, goditi me sukses objektivin e saj në një distancë prej 100 kilometrash”, njoftoi në Twitter drejtori teknik i kompanisë Selcuk Bayraktar.
Siç u tha, raketa u hodh nga një dron që fluturonte në një lartësi prej 7.62 km./FolDrejt/