Turqia ka thirrur ambasadorin francez në Ankara, Herve Magro, për të dënuar ashpër pritjen e terroristëve të YPG/PKK-së në Senatin e Francës dhe “nderimin e tyre me medalje nderi”, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
“Sulmet e PKK/PYD/YPG dhe të ashtuquajturës SDF kundër vendit tonë dhe sirianëve dhe aktivitetet e tyre separatiste dhe destabilizuese në rajon janë sjellë në vëmendjen e ambasadorit edhe njëherë”, thanë burimet diplomatike turke.
Burimet thanë se Ankaraja pret që autoritetet franceze të mos ndajnë nderime për përpjekjet që i japin legjitimitet ndërkombëtar shtrirjeve të PKK-së në Siri.
Burimet shtuan se Ankaraja gjithashtu i kërkon Francës të mbështesë sigurinë e kufijve dhe popullit turk, si dhe të mbrojë unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të tregojë solidaritet në përputhje me frymën e një aleati.
“Për këtë çështje është bërë një tentativë nga ambasada jonë në Paris para autoriteteve përkatëse franceze dhe reagimi ynë është shprehur fuqishëm”, thanë burimet.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqi, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega e saj siriane./FolDrejt/