Njësitë e Rojës Bregdetare në provincën perëndimore turke Izmir njoftuan se shpëtuan 143 migrantë të parregullt pasi autoritetet greke i kthyen në ujërat territoriale turke.
Komanda e Rojës Bregdetare tha se pas marrjes së informacionit se kishte grupe migrantësh të parregullt në gomone në brigjet e distrikteve Dikili dhe Seferihisar në Izmir, ekipet u dërguan në zonë dhe migrantët u shpëtuan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një operacion tjetër, pas marjes së një informate, njësitë e rojës bregdetare turke ndaluan një gomone në Seferihisar dhe ndaluan 31 migrantë të parregullt.
Të gjithë emigrantët u transportuan në zyrat provinciale të migracionit.
Türkiye ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat kanë raportuar shpesh për kthim të paligjshme dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga autoritetet greke.
Ankaraja dhe organizatat globale të të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se kjo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët./FolDrejt/