Roja Bregdetare Turke shpëtoi 18 migrantë të parregullt në brigjet e Marmarisit në Mugla, pasi gomonia e tyre u dëbua me forcë në ujërat turke të Egjeut nga Roja bregdetare greke.
Komanda e Rojës Bregdetare njoftoi se morën një informacion se një grup migrantësh të parregullt ndodheshin në një gomone pranë bregdetit dhe menjëherë dërguan njësitë në zonë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pranë brigjeve Kizilade u shpëtuan 18 migrantë, pas së cilës u dërguan në Zyrën rajonale të Migrimit.
Türkiye (Turqia) është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës civile në Siri që filloi në vitin 2011./FolDrejt/