Deri tani Turqia ka dhuruar ndihma mjekësore ndaj 34 shteteve, mes të cilëve edhe ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, bëri me dije presidenti Rexhep Taip Erdogan, përcjell foldrejt.com.
Ndihmat janë rritur ditëve të fundit, pavarësisht se bota ndodhet akoma në luftë me virusin korona Kovid19. Shtetet tjera, të cilëve Turqia u ka dërguar mbështetje mjekësore janë: Azerbejxhani, Bosnja, Bullgaria, Kina (përpara se epidemia të shpërthente në Europë), Kolombia, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Indonezia, Irani, Israeli, Italia, Libani, Libia, Mali i Zi, Pakistani, Palestina, Filipinet, Polonisë, Katarit, Serbisë, Somalisë, Tunizisë, Britanisë së madhe, SHBA, Jemenit si dhe Republikës Turke të Qipros Veriore dhe muslimanëve Rohingia.
Turqia të gjitha ndihmat i dërgon me thënien e famshme të poetit mistik Mevlana Xhelaudin Rumi – “Pas humbjes së shpresës, do vijë më shumë shpresë dhe pas natës së errët, do vijë më shumë diell shëndritës.”/Foldrejt.com