Aeroplanët luftark turq kanë dhunuar hapësirën ajrore greke për të dytën herë radhazi. Aeroplanët F-16 të mërkurën dhe të enjten janë futur në ishujt grek Panaghia, Chios dhe Oinousses, shkruan media më e madhe greke Kathimerini, përcjell foldrejt.com.
Turqia dhe Greqia i kanë tensionuar marrëdhëniet veçanërisht në lidhje me kontestet në Detin Mesdhe dhe valën e refugjatëve.
Sipas ligjeve ndërkombëtare, aeroplanët turq duhet të informojnë shtetin fqinj në rast se futen në hapësirën e tyre ajrore./Foldrejt.com