Janë rritur tensionet mes Turqisë dhe Sirisë. Pas ofansivës së re ruso-siriane mbi qytetin e fundit të kontrolluar nga rebelët në Idlib, ka qenë vetë Turqia që i ka vendosur ushtarët e saj në një vendbanim strategjik Saraqib, duke parandaluar suksesin e mësymjes së ushtrisë siriane, informon foldrejt.com.
“Rreth 30 deri 35 trupa të regjimit të Assadit janë vrarë, pas kundërpërgjigjes së Turqisë. Kjo kundërpërgjigje vjen pas kërkesës së disahershme për armëpushim,” tha presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Erdogan këto deklarata i bëri gjatë kohës kur po bëhet gati të udhëtojë drejt Ukrainës. Ai shtoi se aeroplanët turk F-16 do vijojnë të targetojnë 40 vende të ushtrisë siriane.
Pak më parë, përmes predhave të ushtrisë siriane u vranë katër ushtarë turq dhe u plagosën nëntë të tjerë.
“Është e pamundur të qëndrojmë të heshtur, kur martirizohen ushtarët tanë,” tha Erdogan.
Turqia strehon 3.5 milion refugjatë sirianë dhe një ofansivë e re kundër Idlibit nga Damasku zyrtar, shton frikën se do duhet të strehojë edhe miliona refugjatë të tjerë. Për këtë, qeveria turke ka ndërmarrë hap drastik që të stacionojë trupa në zona ndërluftuese, që të parandalojë një luftë të madhe./Foldrejt.com