Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”, duke e fituar Tuzin. Tashmë shqiptarët e Malit të Zi, krahas Ulqinit, udhëheqin edhe me Tuzin, informon foldrejt.com.
Zëvendës Presidenti i partisë Alternativa Shqiptare, Artan Çobi, tha për Klan Kosova se fitorja në Tuz ka ardhur në momentin që spektri politik shqiptarë është bërë bashkë.
“Ne si shqiptarë kemi qenë dhe ishim si objekt i kritikës një kohë të gjatë dhe tani ka ardhë koha që të tregojmë një shembull të mirë. Fitorja në Tuz nuk do të jetë sot, ajo ka ardhur në momentin që spektri politik shqiptarë është bërë bashkë. Faleminderit Kosovës, Shqipërisë dhe Diasporës anë e mbanë, e gëzofshim fitoren në Komunën më të re në Mal të Zi”, tha ai.