Pronari i Twitter, Elon Musk tha se regjistrimet e përdoruesve të rinj në rrjetin social janë në një nivel rekord dhe në rritje, pavarësisht një eksodi masiv të reklamuesve dhe përdoruesve.
Kompania pushoi gjysmën e fuqisë punëtore më herët në nëntor, duke përfshirë ekipet përgjegjëse për komunikimin, të drejtat e njeriut dhe inteligjencën artificiale, si dhe ekipe inxhinierike.
Reklamuesit në Twitter, duke përfshirë kompanitë e mëdha si General Motors, Mondelez International, Volkswagen AG, kanë ndaluar reklamat në platformë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.