Mesfushori i Liverpool, Tyler Morton, aktualisht i huazuar te Blackburn Rovers në Championship, ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë me klubin, njoftuan zyrtarisht Reds,shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Unë jam absolutisht i ngazëllyer. Ëndrra e vogël po bëhet realitet, kështu që nuk mund të jem më i lumtur,” tha Morton për faqen zyrtare të Liverpool.
“Ky është vendi ku dua të jem dhe ky është klubi në të cilin dua të jem. Unë jam absolutisht I ngazëllyer dhe mezi pres të ardhmen”.
Morton ka qenë një nga figurat kryesore në formacionin e Blackburn, duke bërë 28 paraqitje në të gjitha garat dhe duke luajtur në çdo ndeshje të ligës deri më tani. /FolDrejt/