Karabinierët e Njësisë Operative të Compagnia di Formia arrestuan, pas një ndjekjeje të gjatë, një 37-vjeçar shqiptar.
Shqiptari kishte vjedhur bizhuteri floriri në një apartament në Baia Domizia, në provincën e Caserta-s.
Duke drejtuar një BMW X5, 37-vjeçari nuk u ndal në një postbllok policie dhe u përpoq të arratisej në autostradën 630 Formia-Cassino, por humbi kontrollin e makinës e cila u përplas me një barrierat mbrojtëse.
Shqiptari i plagosur nga aksidenti është shtruar në spitalin Latina, ku ruhet nga karabinierët.
Gjatë kontrollit në makinë, ushtarakët gjetën dhe sekuestruan një qese me sendet e vjedhura dhe disa kazma.
Magjistrati ka urdhëruar arrestimin e shqiptarit për vjedhje në banesë, marrje mallrash të vjedhura, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe mbajtje të pajustifikuar të sendeve të paligjshme./abcnews.al/