Një 12-vjeçare ka humbur jetën pas aksidentit gjatë skijimit në Brezovicë.
Lajmin tragjik për 12-vjeçaren e ka dhënë Ardian Grazhda, një ndër menaxherët e Qendrës së Skijimit, për klankosova.tv.
Grazhda ka bërë me dije se 12-vjeçarja është rrëzuar derisa po skijonte me babain e saj, ndërkaq në këtë aksident ajo dyshohet ta ketë shqyer mëlçinë.
“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndalë aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda për klankosova.tv, duke shtuar se viktima i takon nacionalitetit serb, konkretisht komunës së Leposaviqit, transmeton Fol Drejt.