Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.
Mediat italiane raportojnë se një familje shqiptare me pesë anëtarë është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Lacedonia, pranë Pulias në Itali.
Burrë e grua shqiptarë së bashku me tre fëmijët ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë, deri sa kanë mbërritur forcat e shpëtimit.
Të pestë anëtarët e familjes janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Foggia-s. /abcnews.al/