Në moshën 19 vjeç, ai u dënua me burg dhe u akuzua për infiltrim të inteligjencës amerikane duke vjedhur shumë sekrete nga ai vend. Për shkak të dinakërisë së tij, ai u quajt “dhelpra”.
Babai i tij është një plak që jetonte vetëm dhe që kishte dëshirë të mbjellë domate në kopshtin pranë shtëpisë, por mosha e tij nuk e lejonte ta bëjë këtë. Ai i dërgon një letër djalit të tij të burgosur, i cili thotë: “Djali im i dashur, doja të ishe me mua për të më ndihmuar të lëroja kopshtin dhe të mbillja domate. Tani nuk kam askënd që të më ndihmojë.”
Pas disa kohësh, babai mori një letër nga djali i tij në të cilën ai shkruajti: “I dashur baba, të lutem mos bëj gërmime në kopsht sepse kam fshehur diçka të rëndësishme dhe kur të dal nga burgu do të të tregoj se çfarë është”. Më pak se një orë pasi ai shkroi mesazhin, oficerët e inteligjencës dhe policia rrethuan shtëpinë. Ata gërmuan tokën metër për metër, kërkuan gjithçka, por nuk gjetën asgjë. Një javë më vonë, një letër e re mbërriti në shtëpinë e babait të vjetër, ishte djali i tij nga burgu:
“I dashur baba, unë shpresoj që policia ta ketë lëruar tokën mirë, tani ju mund të mbillni domate dhe nëse keni nevojë për ndonjë gjë tjetër, më tregoni. Unë nuk mund të jem me ju, por do të bëj çmos për t’ju mbështetur në çdo mënyrë që të mundem.”