Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës, i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.
Në vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, thuhet se mësimdhënësi Adem Mustafa suspendohet përkohësisht nga puna nën dyshimin se ka kryer vepër penale në vendin e punës dhe ka shkelur detyrat e punës.
Tutje thuhet se largimi i përkohshëm i të punësuarit zgjat maksimalisht gjashtë muaj me 50% të pagës.