Franck Kessie ka nisur aventurën e tij me Barcelonën disa javë më parë.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka treguar përshtypjet e tij të para për mikrofonat e kanaleve zyrtare të klubit blaugrana.
“Gjithçka po shkon shumë mirë, të jgithë më pritën mirë dhe u bënë menjëherë një familje e dytë. Deri tani gjithçka po shkon shumë mirë. E shkëlqyeshme, me stafin, me shokët e skuadrës.
Ky klub është krijuar për të fituar, kur të vijë thirrja nuk mund të hezitonin për të pranuar këtë klub. Barça pret gjithmonë më të mirën, është klubi më i bukur në botë. Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë.
Stafi punon shumë mirë. I habitur? Nuk do të thosha kështu, të gjithë e dinë idenë e Barcelonës, mënyrën se si luan. Është një ekip i madh, një ëndërr. Ka një identitet që nuk ka ndryshim, është gjithmonë vetvetja, duke mbajtur topin, duke përdorur teknikën.
Të gjithë lojtarët këtu janë të mirë, shumë të mirë”, është shprehur Kessie, ish-lojtari i Milan-it./abcnews.al/