Në Turqi po përkujtohet këto ditë tentativa për grusht-shtetin e 15 korrikut, e vitit 2016, shkruan Fol Drejt.
Anadolu shkruan se organizata terroriste Fetullahci (FETO) që nga themelimi i saj përdori të gjitha mjetet për të depërtuar në të gjitha institucionet e shtetit turk dhe më në fund tentoi të kryente një grusht shteti natën e 15 korrikut 2016, kur të gjitha aktivitetet e paligjshme dhe tradhtare u deshifruan dhe u zbuluan, të cilat u kryen nën maskën e të ashtuquajturit “xhemat.”
– Urdhri për tradhti ka ardhur nga kreu i FETO-s
Sipas këtij udhëzimi të udhëheqësit terrorist, anëtarët e degëve civile dhe ushtarake të FETO-s përfunduan përgatitjet për grushtin e shtetit në të gjithë Turqinë dhe filluan të prisnin orën e ekzekutimit, e cila duhej të ishte ora 03:00 e datës 16 korrik 2016.
Megjithatë, disa orë para tentativës për tradhti, një pilot major helikopteri shkoi në Drejtorinë e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe njoftoi se pjesëtarët e FETO-s po planifikonin të ndalonin kreun e MIT-it, Hakan Fidan.
Kreu i MIT-it në atë kohë, sot ministër i Jashtëm, Fidan, ia ka përcjellë këtë informacion shefit të dytë të Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë, gjeneralit Yasar Guler dhe më pas dërgoi ndihmësin e tij në Shtabin e Përgjithshëm për të përcjellë detajet.
Pas bisedës me zyrtarin e MIT-it, gjenerali Guler i ka përcjellë përmbajtjen e takimit edhe shefit të atëhershëm të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar. Më pas gjenerali Akar urdhëroi Qendrën Operacionale të Forcave të Armatosura Turke të kthejë avionin në baza dhe të mbyllë hapësirën ajrore për fluturimet.
Hetimi zbuloi se rreth 9.000 personel ushtarakë, 35 avionë, 37 helikopterë, 246 automjete të blinduara, përfshirë 74 tanke dhe rreth 4.000 copë armë të lehta u përdorën në përpjekjen për grusht shteti. Nga civilët, policët dhe ushtarët që luftuan në atë natë të errët për të nxjerrë në dritë Turqi-n, 251 persona ranë dëshmorë, përfshirë 150 në Ankara, 99 në Stamboll dhe dy në Mugla./FolDrejt/