Janë shpëtuar 25 persona në teleferikun, i cili u ndal për shkak të një ndërprerjeje të energjisë në vendpushimin e skive Bakurianit në Gjeorgji.
Personat ishin bllokuar në teleferik, në një nga qendrat më të rëndësishme të skive në vend.
Në një njoftim, Kompania për Zhvillimin e Objekteve Malore të Gjeorgjisë tha se të bllokuarit në teleferik u shpëtuan.
“Teleferiku Mitarbi është ndalur përkohësisht për shkak të rënies së voltazhit. Nga momenti i ndalimit janë mobilizuar të gjithë ekipet e shpëtimit për të siguruar shpëtimin e turistëve nga teleferiku. Operacioni i shpëtimit ka përfunduar me sukses”, shtuan ata, shkruan AA./FolDrejt/