U. d. së Ministres së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, bashkë me zv/ministrin, Dr. Arsim Berisha, kanë pritur sot në takim njoftues, ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Fol Drejt.
Luksemburgu duke qenë një nga donatorët kyç të shëndetësisë në Kosovë, gjatë takimit u bisedua për projektet që janë duke u zhvilluar tani dhe për planifikimet e përbashkëta në projektet e reja.
Ishte konstatim i përbashkët i u. d. Ministres Gexha dhe Ambasadorit Dietz për nevojën që të punohet në krijimin e kushteve që doktorët tanë të marrin përvoja për avancimin e shërbimeve shëndetësore në vendet evropiane, por të mbesin në Kosovë në shërbim të nevojave të vendit.
U. d. Ministrja Gexha – Bunjaku falenderoi Ambasadorin Dietz për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe përkrahjen konkrete në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe për arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit./FolDrejt/