U. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i
Divizionit për Hetimin e Krimeve, z. Fatos Makolli, po marrin pjesë në Konferencën
Ndërkombëtare të Komisionerëve dhe Ekzekutivëve të LEA-s, e cila po zhvillohet në Izrael.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi bilateral i
realizuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit z. Yaakov Shabtai, me të cilin u
diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatave policore.
Ky takim kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të
informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të
organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe
në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.
U. d. drejtori z. Hoti falënderoi drejtorin e Izraelit z. Shabtai për pritjen e tij, për përkrahjen dhe
mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës./FolDrejt/