Një person i kërkuar, i cili ishte dënuar nga Gjykata me tre vjet burg, është arrestuar nga policia.
Arrestimi i tij është bërë sot, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri (3) vitesh për veprat penale ‘’Dhunim’’
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/