Sulmuesi brazilian në pension Robinho në Itali u dënua ligjërisht me nëntë vjet burg për përdhunim. Por ai aktualisht ndodhet në Brazil, ose së paku kështu mendohet…
Përkatësisht, Robinho u zhduk pasi u urdhërua arrestimi i tij. Ish-sulmuesi brazilian u dënua pesë vite më parë dhe për shkak të apelimeve gjyqi përfundoi vetëm në tetor të vitit të kaluar. Aktgjykimi aktual është përfundimtar dhe nuk ka më mundësi për apelim. Sipas ligjit italian, dënimi me burg duhet të fillojë menjëherë.
Përdhunimi për të cilin akuzohet Robinho ka ndodhur në vitin 2013 në një klub nate të Milanos dhe në të kanë marrë pjesë gjashtë autorë. Vetëm Robinho dhe shoku i tij Ricardo Falco u dënuan.
Më pas Robinho pretendoi se nuk kishte prova që viktima nuk pranonte seksin dhe se ajo kishte konsumuar alkool vullnetarisht. Brazilianit nuk e ndihmoi as fakti që në vitin 2009, teksa mbronte ngjyrat e Manchester Cityt, u akuzua edhe për përdhunim. Akuzat më pas u hodhën poshtë dhe tani ai do të duhet të vuajë dënimin me burg, transmeton Fol Drejt.