Një person, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, u arrestuar sot nga policia, transmeton Fol Drejt.
Arrestimi i tij u bë sot, rreth orës 10:50 nga policët e stacionit në Kaçanik, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, i arrestuari, i moshës 35-vjeçare, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’, me dënim burgimi prej njëqind (100) ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./FolDrejt/