Sipas një organizate lokale të të drejtave të njeriut, politikani opozitar rus, Alexey Navalny është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në rajonin Vladimir të Rusisë.
Navalny u dënua nga një gjykatë ruse për “organizim kriminal” së bashku me shokët e tij Leonid Volkov dhe Roman Rubanov, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas hetuesve, Navalny shpenzoi para për “ekstremizëm” dhe nevojat e tij personale, akuzë të cilën Navalny e refuzon.
Dyshohet se Navalny vodhi gjithsej 2.6 milionë ruba (rreth 22 mijë dollarë) nga katër individë, të cilët më vonë ngritën padi kundër Navalny-t dhe të tjerëve.
Po ashtu thuhet se Navalny ka fyer prokuroren Ekaterina Frolova, e cila mbështeti një akuzë kundër tij në gjyq për shpifje të një veterani të Luftës së Dytë Botërore dhe nipit të tij.
Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u trajtua në një spital për helmim me agjent nervor, për të cilin ai dhe vendet perëndimore kanë akuzuar Kremlinin, por Kremlini mohon akuzat./FolDrejt/