Një shtetas nga Shqipëria ka përfunduar në pranga pasi që i njëjti u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:15, në Vërmicë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/