Tre oficerë të zbatimit të ligjit në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë suspenduar, pasi është shfaqur një video në të cilën shihet një person duke u hedhur në tokë dhe duke u rrahur vazhdimisht.
Një nga oficerët e godet në mënyrë të përsëritur burrin në kokë, madje ia përplas kokën në trotuar.
Një oficer tjetër vazhdimisht e detyron burrin të gjunjëzohet. Të dy policët janë të veshur me uniformën e zyrës së Sherifit të Qarkut Crawford.
Ndërsa, oficeri tjetër e mban burrin në tokë teksa kjo ndodh. Videoja është parë miliona herë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar zemërim.
How, after George Floyd, can this happen? Three police officers beating a suspect with so much force. If this wasn't captured on video, these officers would have told a very different story.
Crawford sheriff dept Arkansas
This is very bad. pic.twitter.com/c3sILWQwEv
— Michael Gbadebo FRSA (@GbadeboUK) August 22, 2022
Burri i arrestuar është Randall Worcester, 27 vjeçar ai kishte kërcënuar njerëzit të dielën në mëngjes në një dyqan, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Policia deklaroi se ai i kishte sulmuar edhe policët të cilët kishin tentuar ta arrestonin. I dyshuari u dërgua në spital dhe përballet me kërcënime terroriste, duke i rezistuar arrestimit dhe akuza të tjera për sulm, tha policia.