Një emigrant i parregullt 19-vjeçar maroken humbi jetën, i cili hyri në Austri nën një kontejner kamioni.
Në një deklaratë të bërë nga policia e Austrisë së Poshtme, njoftohet se emigranti i parregullt i cili ishte bllokuar nën një kamion në lëvizje pranë kryeqytetit Vjenë ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se 4 emigrantë të parregullt, 3 marokenë dhe një tunizian, kanë hyrë në vend me një kamion dhe njëri prej emigrantëve ka humbur jetën duke ngecur nën automjet në afërsi të qytetit Schwechat, në provincën e Austrisë së Poshtme.
Në deklaratë, ku thuhet se ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes, theksohet se 3 emigrantë të tjerë të parregullt kanë aplikuar për azil.
Në një deklaratë lidhur me incidentin, ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, tha se vdekja tragjike e një adoleshenti 19-vjeçar zbuloi edhe një herë anën brutale të trafikimit të qenieve njerëzore./FolDrejt/