Ishte ideja e gjyshes. Në momentet dramatike ajo i vendosi dy nipërit e saj 3 vjeç dhe 15 muajsh për t’i mbrojtur nga tornadoja shkatërrimtare, transmeton Fol Drejt.
Një pjesë e mirë e Kentakit u shndërrua në gërmadhë, por të vegjlit u gjetën gjallë nga zjarrfikësit të cilët ia rikthyen sërish gjyshes së tyre.
Vaska ishte hedhur jashtë shtëpisë nga forca e erës dhe ishte përmbysur, duke i zënë të dy fëmijët nën të – shkruan The Guardian.
Gjyshja e tregoi historinë, duke e cilësuar si mrekulli shpëtimin e tyre./FolDrejt/