Një ngjarje tragjike është shënuar në provincën e L’Aquila, në Itali. Një vajzë 12-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, që i ranë sipër ndërsa ajo po lozte.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 punonjës shëndetësorë.
Fëmija fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë. Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur.
Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet. /abcnews.al/