Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pas lëndimeve që ka marrë si shkak i goditjes nga druri, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, rreth orës 12:30 të ditës së sotme.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërkaq më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.