Rasti, sipas raportit 24 orësh, ka ndodhur në Istog, më datë 11. 07. 2022 në mbrëmje, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit, këmbësorja, shkaku i këtij aksidenti, ka pësuar lëndime të rënda prandaj i është nënshtruar një trajtimi mjekësor, e më pas është liruar në shtëpi.
Mirëpo një ditë më vonë, ajo ka ndërruar jetë.
Këto janë detajet nga raporti:
“Istog 11.07.2022 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Policia njofton se rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/