Një pesëvjeçar e ka humbur jetën pasi u godit nga vetura.
Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”