Një femër dhe një mashkull nga Prishtina kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Rasti është konsideruar si grabitje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë, 02.04.2022-23:05. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/