E paprecedentë ajo që ka ndodhur në Argjentinë. Skuadra e Aldovisit humbi 0-2 në transfertë me Godoy Cruz dhe pas 13 ndeshjesh numëron 9 disfata, 2 fitore e 2 barazime, duke u renditur në vendin e parafundit.
Ultrasit e Aldovisi nuk e kanë duruar më këtë situatë me skuadrën e tyre të zemrës dhe pas ndeshjes kanë shkuar në qendrën stërvitore te klubit dhe u kanë vënë flakën pesë makinave.
Ato u përkisnin Jose Devecchi, Jonathan Zacarias, Francisco Cerro, Chaco Martinez dhe një anëtari të stafit të trajnerëve. Ultrasit ishin futur në ambientet e klubit pasi kishin kërcënuar rojet e sigurisë.
Automjetet djegura ishin një Peugeot 308, një VW Polo, një Toyota Etios, një Mercedes Benz A200 dhe një VW Suran, sipas gazetës La Capital. Futbollistët, kur shkojnë në transferta zakonisht i lënë makinat në qendrën e klubit dhe këtë herë kjo ka rezultuar fatale.
🚨 URGENTE: prendieron fuego los autos de los jugadores de Aldosivi
📌 Tras la derrota vs. Godoy Cruz en Mendoza en un partido clave por el descenso, barras del Tiburón incendiaron vehículos de los jugadores
👉 https://t.co/8s1eVsEDAk pic.twitter.com/HnCCJ768si
— Diario Olé (@DiarioOle) August 12, 2022